Sport

Mendes i propozon Milanit një shkëmbim interesant, ofron sulmuesin kolumbian për Andre Silvën

Milani luan sot në mbrëmje finalen e Kupës së Italisë me Juventusin dhe e gjithë vëmendja është aty, sepse kuqezinjtë mund të sigurojnë Europa League, por drejtuesit e klubit nuk lënë pas dore edhe merkaton.

Nëse Milani fiton sot trofeun dhe siguron Europën, zhvillimet në merkato do të jenë edhe më interesante. Nga menaxheri i njohur, Jorge Mendes, Milanit i është bërë së fundi një propozim mjaft intrigues.



Sulmuesi portugez Andre Silva mund të shkëmbehet me Radamel Falkaon, kolumbianin e Monakos, i cili është një lojtar me shumë përvojë, si ata që po kërkon aktualisht Milani.

Më parë Falkao ka luajtur me Porton, Atletikon e Madridit, Çelsin dhe Mançester Junajtid. / Vipsport.al

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas