Kronika

Memaliaj, plagosi me thikë babë e bir, pranga 26-vjeçarit






               Publikuar në : 20:00 - 24/07/18 |
mapo.al

Dy persona, babë e bir janë plagosur me thikë nga një 26-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme pas një konflikti mes autorit dhe të plagosurve.


“Bledar Salaj banues në Drizdar të  Mallakastrës dyshohet se rreth orës 16: 30, në kullotat e fshatit ” Buzkalemaj” ,  pas një konflikti për motive të dobëta,  ka goditur me mjet prerës shtetasit A.M 50 vjeç dhe K.M, 20 vjeç,(babë e bir),  banues në Memaliaj, të cilët janë transportuar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.

Pas ngjarjes policia ka arrestuar në pyllin e fshatit ” Buzkalemaj”  autorin e ngjarjes.

Kjo ndërhyrje në kohë rekord e policisë , ka bërë të mundur parandalimin  e  përshkallëzimit  të një konflikti të mëtejshëm mes të afërmve të palëve,  pasi autori kishte ardhur nga Fshati Drizar i Mallakastrës me bagëti në kullotat e fshatit Buzkalemaj.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër , për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose me shumë personave’ e mbetur në tentativë”.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas