Bota, Kryesore

Melania ia del, këshilltarja e Trump largohet

Zëvendëskëshilltarja për Çështjet e Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, Mira Ricardel, ka lënë detyrën, pas një përplasje të nivelit të lartë me Zonjën e Parë, Melania Trump.

Një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë konfirmoi largimin, por tha se ajo do ketë një rol të ri në administratë. Këtë javë, zonja Trump kishte thënë se ajo nuk e meritonte nderin që të shërbente në këtë Shtëpi të Bardhë.



Të dyja ishin përplasur gjatë një turi në Afrikë në tetor. Mediat kanë raportuar se ato u zunë në lidhje me vendet në avion.

Po ashtu, Melania dyshonte se Ricardel shpërndante informacione nëpër media kundër saj.

Ky lajm vjen në kohën kur presidenti Trump pritet të realizojë ndryshime të mëdha në Shtëpinë e Bardhë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas