Kryesore

Kryeparlamentari i Hungarisë me Metën: Mbështetje pa asnjë rezervë për integrimin e Shqipërisë






               Publikuar në : 16:12 - 21/06/18 |
mapo.al

Kryeparlamentari i Hungarisë László Kövér ka konfirmuar mbështetjen pa asnjë rezervë të vendit të tij ndaj Shqipërisë në aspiratën e saj europiane. Gjatë takimit të zhvilluar me Presidentin Ilir Meta, në kuadër të vizitës së tij në Hungari, Kövér përshëndeti progresin e bërë nga Shqipëria në këtë drejtim.


Ndërkaq, Kreu i Shtetit shqiptar duke u ndalur në miqësinë tradicionale midis dy popujve, shprehu mirënjohjen e veçantë lidhur me mbështetjen që populli hungarez dhe udhëheqësit e tij i kanë dhënë shqiptarëve në momentet kyçe të historisë.

Presidenti Meta vlerësoi vëmendjen që Hungaria dhe Parlamenti hungarez i kushton marrëdhënieve me Shqipërinë, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fortë e të qartë që i japin procesit të integrimit evropian të vendit.

Sakaq, bashkëbiseduesit vlerësuan rolin që mund të luajnë të dy parlamentet dhe në veçanti grupet parlamentare të miqësisë, për forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe rritjen e shkëmbimeve në fusha të ndryshme me interes reciprok.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas