Aktualitet

Meghan Markle premton fushatë për barazi gjinore

Meghan Markle së bashku me Princin Harry morën pjesë në Forumin e Rinisë së Commonwealth. Aktorja e famshme Markle e quajtur “një kampione e madhe dhe ambasadore për gratë”, premtoi se do niste fushatë për barazinë gjinore.

Çifti mbretëror, i cili do të martohet në Windsor më 19 maj, u takua me rreth 40 udhëheqës të rinj si pjesë e Takimit të Kryetarëve të Komonvelthit të Qeverisë (CHOGM) në Londër.



Karuna Rana i tha ish-aktores Markle se, duhet të fillojë fushatën e saj për të drejtat e grave.

“Unë thashë se ajo ishte një kampione e madhe dhe ambasadore për grate, si dhe duhet të fillojë një fushatë të ‘SheForShe'”,- tha Rana.

Meghan Markle u premtoi se do mendonte për një fushatë të tillë pas ceremonisë martesore, duke filluar nga 20 maji.

Sipas BBC, Princi Harry është emëruar si ‘Ambasador Rinor i Komonvelthit’ nga Mbretëresha, por është e pazakontë për dikë që nuk është martuar ende në Familjen Mbretërore, për t’u përfshirë në një samit të profilit të lartë si “CHOGM”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas