Kryesore, Te Vecanta, Teknologji

Mega-skandali me ndërhyrjet në zgjedhje: A po nis rrënimi i Facebook?

Disa media e quajnë një mega-skandal, të tjera spekulojnë se ky është fillimi i fundit për rrjetin social më të madh në botë, Facebook.

Pavarësisht titujve bombastikë, një gjë është e sigurt: bëhet fjalë për një histori sensacionale, që e ka vendosur nën presion të fortë kompaninë FB.



Facebook dhe kompania e analizimit të të dhënave, Cambridge Analytica janë në qendër të një investigimi për mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave personale të përdoruesve të FB.

Mendohet se këto të dhëna janë përdorur për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve në SHBA dhe në referendumin britanik për daljen nga BE. Mendohet se janë përdorur të dhëna të mbi 50 mln përdoruesve.

Një reporter i Channel 4 shkoi për të takuar një nga drejtuesit e firmës Cambridge Analytica.

Firma mendohet se ka mbështetur presidentin Trump në zgjedhje. Reporteri hiqej sikur ishte biznesmen nga Sri Lanka, që synonte të ndërhynte në zgjedhjet e këtij vendi.

Zyrtari i kompanisë i tregoi të dhëna se si ata mund të ndikonin në zgjedhje, duke diskredituar rivalët politikë përmes fushatave të ndryshme, përfshi këtu shpikjen e takimeve me prostituta apo situata në të cilat duket sikur filmohen momente të mitmarrjes.

Facebook dhe Cambridge Analytica kanë mohuar akuzat.

Megjithatë aksionet e FB kanë rënë dhe tërmeti ka nisur. Aksionet e kompanisë ranë me 7% të hënën duke e vënë Facebook në ditën më të keqe në katër vite. Mark Zuckerberg ka humbur rreth 5 miliardë dollarë nga pasuria e tij.

Senatorët amerikanë kanë kërkuar që Mark Zuckerberg të dëshmojë përpara Kongresit për mënyrën se si mbrohen të dhënat e përdoruesve nga FB.

Kreu i Parlamentit Europian tha se do të nisë një hetim.

Britania nga ana e saj po kërkon një mandat për të hetuar me detaje kompaninë Cambridge Analytica.

Kryeministrja Theresa May tha se është shumë e shqetësuar nga këto zbulime.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas