Sport

Mediet britanike, jehonë dhe ironi humbjes së Shqipërisë

Fitorja e Skocisë ndaj Shqipërisë ka pasur një vëmendje të madhe, nga mediet britanike në mënyrë të veçantë.

Sipas të përditshmes “The Guardian”, Skocia e meritoi plotësisht fitoren dhe, pas golit të dytë, Shqipëria nuk dukej e aftë të kthehej në lojë, duke u dorëzuar totalisht.



Në versionin e saj “online” theksohet edhe se, tifozerisë vendase i mungoi dukshëm entuziazmi.

Ndërkohë, “Daily Mail” fokusohet më tepër te Bekim Balaj, i cili nuk arriti të shënonte.

“Sulmuesi i Akhmat Groznit do të kthehet i stresuar në shtëpi, pasi humbi një tjetër rast të jashtëzakonshëm pas krosit të Ndoj”,- shkruan veç të tjerave “Daily Mail” në kronikën e ndeshjes së mbrëmjes së djeshme në Glasgoë.

Ndërsa tabloidi i famshëm “The Sun” shkruan se Skocisë, në pjesën e parë i mungoi saktësia para portës dhe si rrjedhojë golat erdhën në të dytën.

E përditshmja britanike thekson se vendasit mund të kishin shënuar golin e tretë, por ndërhyrja e Prengës ishte vendimtare.

“The Herald” ka përfituar nga situata për të bërë ironi, duke e konsideruar fitoren e Skocisë, një lloj hakmarrjeje për golin e famshëm të Panuccit ndaj Skocisë, kur luante me Italinë në vitin 2007, duke kujtuar gjithashtu fanellat e bardha si Italia e vitit 2007.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas