ShowBiz

Mediat thanë se ishte e lidhur me bosin nga Durrësi, shpërthen ish-banorja e ‘BB’: ‘Mjaft më!’

Mediat ditën e sotme kanë shkruar për një lidhje të mundshme mes ish banores së ‘Big Brother’ Xhensila Pere me biznesmenin Jurgen Kurti, por duket se ky ka qenë një thashethem i radhës nga portalet, që e ka mërzitur tepër Xhensilën.

Sipas mediave ish-banorja e “Big Brother” është fotografuar në një club me Jurgen Kurtin, djali nga qyteti i Durrësit i njohur për jetën luksoze i cili u bë i famshëm në media dy vite më parë kur u akuzua për vrasjen e të atit e që më pas u shpall i pafajshëm.



Mesa duket gjithçka e përfolur nuk është më shumë sesa thashetheme dhe ka qenë vetë Xhensila, e cila me anë të një Instastory ka vendosur t’i bëjë të heshtin gojët e liga.

“Mjaft më! U lodha duke më “kapur mat” me miq, me bashkëpunëtorë apo me të afërm. Mjafton të jetë një mashkull afër meje dhe u bë lajmi.

Është e turpshme dhe e frikshme njëkohësisht që kjo media nuk mendon që përtej personazhit publik, ka një familje të cilët cënohen nga ato idiotësi që shkruani”,- shkruan Xhensila Pere në postimin e saj.

<
>
auto_xdrtg_dfg_241523890349 auto_xhensila-11523890375 auto_kurti1523890376 auto_Screenshot_1_61523890357
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas