Kryesore

Mediat serbe: Macron si Merkel kundër ndryshimit të kufijve…

Ashtu si Gjermania edhe Franca është pozicionuar kundër “korrigjimit të kufijve” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Të paktën kështu shkruan media serbe “Novosti”, burime të së cilit kanë vënë në dukje se gjatë konferencës së ambasadorëve, të mbajtur javën e kaluar, e cila u ndoq edhe nga presidenti Emmanuel Macron, Parisi ka shprehur kundërshtimin ndaj çdo lloj ndryshimi të kufirit apo vijave administrative në rajon.



Madje, sipas “Novosti”, pozicioni i Parisit është akoma më i ashpër sesa pozicioni i Berlinit.

“Parisi zyrtar ka frikë se çdo ‘rishikim’ mund të shkaktojë një reaksion zinxhir në rajon, edhe në qoftë se vendoset se një gjë e tillë do të ndodhë vetëm në mes të Beogradit dhe Prishtinës”, citohet të ketë thënë burimi në fjalë.

 

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas