Media

Mediat/ Lubonja thotë si jenë: Pro apo kundra qeverisë?

I ftuar në emisionin më të ri në “News24”, ‘A’ me Adi Krastën, analisti Fatos Lubonja është pyetur për protestën e banorëve të Unazës së Re, si dhe qëndrimin që duhet mbajtur ndaj qeverisë apo edhe opozitës për çështje të caktuara.

Lubonja u shpreh se, media duhet të ketë llogoren e vet dhe duhet të përçojë informacionin me objektivit dhe jo sipas bindjeve.



Ti ku e ke ndjerë veten pro apo kundër?

Për mua ka qenë gjithmonë problem ndarja pro apo kundër qeverisë. Kjo është luftë llogoresh dhe mendoj se mediat duhet të kenë llogoren e tyre. Ata që punojnë për parti të caktuara janë të dyshimtë. Unë e ndjej veten tek ata që janë jashtë këtyre llogoreve. Unë gjykoj çdo ngjarje dhe veprim sipas situatës dhe bindjeve qe kam krijuar unë për këtë qeveri dhe këtë opozitë.

Pra është e mjaftueshme Fatos një revoltë  e 300 familjeve për ta zbutur edhe analizën parimore.

Këto ngjarje  mund ta shikosh në shumë aspekte dhe kam frike se ne mund të biem në një grackë a duhet ndërtuar apo duhen shpenzuar 40 milionë euro. Debati po mbulon një vjedhje të madhe. Këtu nuk po hetohet të bëhet apo mos të bëhet Unaza. A pyeti njeri banorët e Tiranës si duhet të shpenzohen 40 milionë euro?

Ky është problemi më i madh që kemi ne. Unë sapo jam kthyer nga Italia. Kur hyjmë në Firence ka një trafik me të ngjeshur, sesa kur hyjmë nga shqiponja te Pallati me Shigjeta. Desha të them që e gjitha kjo është një strategji vjedhjeje me ata oligarkët që janë në simbiozë. Ideja a është Rama më i fortë se oligarkët? Unë mendoj që është sistemi.

 Kjo ngjarje si e ka fundin?

Dëshira është që të ndalohet kjo. Nga ana tjetër që shpeshherë historia tregon që njerëz të babëzitur e çojnë aventurën deri në fund. Babëzia e Ramës mund të shkojë deri në fund të shkatërrojë jetë njerëzish.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas