Aktualitet, Kryesore

Mediat e huaja  ”në kërkim” të pasaportës së rreme të Gruevskit…

Mediumi serb “Politika.rs” shkruan sot përmes një artikulli në faqen kryesore te saj se Nikolla Gruevski kaloi kufirin maqedonas drejt Shqipërisë në mënyrë të paligjshme.

“Ish-kryeministri i Maqedonisë, me një pasaportë false kaloi gjatë natës kufirin maqedono-shqiptar dhe shkoi në mënyrë ta paligjshme drejt Tiranës ku u strehua në ambasadën e Hungarisë. Të nesërmen në mëngjes, përmes kompanisë ‘Malev’ fluturoi nga Tirana drejt Budapestit”, shkruan gazeta serbe.



Ekuipazhi i aeroplanit nuk e kishte idenë se cili pasagjer ndodhej në bord. Nikolla Gruevski ishte veshur me kapele dhe syze, të cilat nuk i hoqi as në avion, shkruan e përditshmja serbe.

Pas këtij lajmi të pakonfirmuar nga mediat serbe, policia shqiptare ka nisur verfikimet nga ana e saj në pikën kufitare të Qafëthanës dhe Rinasit.

Ndërkohë, mediat e huaja kanë filluar të humultojnë edhe mbi faktin se cfarë pasaporte të rreme ka përdorur Gruevski.

Pas disa informatave nga mediat hungareze, se ish-kryeministri i dënuar Gruevski hyri në Hungari me një pasaportë bullgare, Ministria Bullgare e Drejtësisë lëshoi një njoftim zyrtar.

Në deklaratën me shkrim thuhet se, “Nikola Gruevski nuk është shtetas i Bullgarisë dhe nuk ka paraqitur dokumente për të fituar shtetësinë bullgare. Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka lëshuar pasaportë për Gruevskin”

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas