Kryesore

Mediat belge: Heshtje e thellë për çështjen e makinave Toyota me 3.4 milionë euro

Portali belg “La Dernier Heure” është ndalur së fundi në një shkrim të sajin në çështjen e makinave Toyota Yaris që u kapën pak javë më parë në portin e Durrësit. Portali e vendos theksin te mungesa e hetimeve për këtë ngjarje dhe shton se paraja e krimit e grumbulluar në Belgjikë udhëton në thasë.

SHKRIMI I PLOTË:



(Drogë, prostitucion, bingo: paraja e krimit e grumbulluar në Belgjikë udhëton në thasë)

Kemi marrë vesh që me datë 24 qershor të këtij viti, një operacion i Interpolit Itali ka përfunduar me ndalimin nga doganat shqiptare, në portin e Durrësit të dy makinave. Këta makina ishin pjesë të një ngarkese me 9 mjete transporti – 7 Toyota Yaris, 1 Opel dhe 1 Alfa Romeo – të transportuara nga Belgjika me kamion dhe të vendosura në një anije në Bari.

Mediat shqiptare përhapen lajmin se kontrolli i dy Toyota-ve Yaris ka bërë të mundur zbulimin e disa thasëve, të cilët në total përmbanin rreth 3.4 million euro kesh. Saktësisht:3.470 milion në bileta të 20,50 dhe 100 euroshe. Asnjë fallco, dhe gjithnjë sipas mediave, të holla që rrjedhin nga aktivitete kriminale.

Shoferi i kamionit Renault është arrestuar. Organet e hetuesisë e gjetën biznesmenin që  ka porositur makinat, njëfarë A.M. Etapa tjetër synonte të demaskohet dërguesi i makinave nga Belgjika. Sepse mediat treguan që dërguesi ndodhet në Belgjikë. Ndërsa një tjetër media shkruante se ai vjen prej Belgjike.

Për kolegët tanë shqiptarë, do ishte iluzion të mendohet që kjo ardhje e parave të pista mund të jetë një çështje e izoluar. Dhe të gjithë ata që e pyesnin veten se si mjedisi kriminal (drogë, femra, bingo) ia dilte për ta tejkaluar kontrollin bankar dhe ligjet e pastrimit të parave, e gjejnë shpjegimin tek çështja e Toyota-ve të portit të Durrësit.

Por pse doganierët të informuar nga Interpoli Romë e kanë kontrolluar këtë ngarkesë? Sepse e kishin shumë të vështirë të vepronin ndryshe. Në të vërtetë, 3 ditë më herët, kryetari i Partisë Demokratike, në opozitë, paralajmëroi haptazi në Parlament që shqiptarët do të mësojnë së shpejti se pse një deputet i caktuar mungonte në Parlament dhe gjendej jashtë shtetit. “Guxoi të afirmoj në tribunë se ky politikan takonte në Gjermani mafiozë të shqetësuar për riatdhesimin e parave të tyre të pista”.

Çdokush e ka bërë lidhjen  tri ditë më vonë dhe e ka kuptuar çfarë donte të thoshte Lulzim Basha. Madje, ky i fundit e saktësoi, në Voice of America, që ka përfituar informata të transmetuara nga shërbime të sigurimit të vendeve partnere. Sa për deputetin që Basha akuzonte, ai është një politikan i njohur, i ngarkuar me çeshtjet e Integrimit Europian.

Mediat kanë folur tri ditë për çështjen e 3.4 milion euro. Prej asaj kohe, heshtje e thellë për sa i përket vazhdimit të hetimit. Ashtu siç është heshtje e thellë në Belgjikë. Nuk ka qenë e mundur të mësojmë nëse një hetim është hapur tek ne dhe a është në vazhdim e sipër.(FAXWEB.AL) 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas