Kryesore, Mapo Format, Media

MEDIA TREND/ Turjan Hysko: Ja sekreti i jetëgjatësisë në karrierë

Largimi i tij nga Vizion Plus pas shumë vitesh ka shkaktuar shumë reagime në media.

“Pas 14 vitesh dhe më shumë se 13 programe të realizuara, sezoni i ri televiziv nuk do të më gjejë më në Vizion Plus! Një vendim i vështirë, por i pakthyeshëm, i ardhur natyrshëm pas një eksperience që mund ta quaj fantastike në tërësinë e saj! Në Shqipëri thonë që është pothuajse e pamundur të shkëputesh pa mëri apo inate! Epo ky është një ndër ato rastet që ndodh!



Së pari, dua të falënderoj Genc Dulakun, i cili më dha mundësinë të provoj çdo rol në atë kompani, nga drejtues programesh me fëmijë deri te të qenurit drejtor ekzekutiv në Vizion Plus.

Unë u rrita në familjen “Vizion Plus” duke punuar, duke gabuar, mësuar, dështuar apo duke shijuar suksese! Duke marrë vetë vendime të drejta apo të gabuara. Dhe kjo është fantastike!” shkruante ai pas largimit.

“Dua të falënderoj pa përjashtim të gjithë njerëzit (edhe ata që s’më duan hiç) me të cilët u rrita në atë kompani, sepse të gjithë kanë punuar dhe ndihmuar për të ndërtuar “Turin e Vizionit”. Kam marrë shumë nga të gjithë dhe uroj që t’i kem dhënë po aq shumë!”.

Megjithatë Turjan Hysko thotë se nuk ka asnjë arsye tjetër përveç kërkimit për diçka të re.

“Nuk ka asnjë faktor ekstra përveçse dëshirës për diçka të re! Kërkoja stimuj të rinj dhe Klani ma jep këtë mundësi”, shprehet ai për gazetën Mapo.

Dhe në fakt, pas 14 vitesh, njeriu e gjen nevojën për një ndryshim. Ai tani vjen në Klan me dy emisione. Një prej tyre është edhe ‘Familja’.
“Familja ka vetëm një qëllim. Të mbajë përpara ekranit gjithë familjen pa frikën e asaj që po shohin. Është një program ku jo vetëm luhet dhe fitohet para, por edhe ka shumë emocion dhe energji pozitive”, shprehet Hysko.

Ai ka zhvendosur në TV Klan edhe Apartamentin 2XL, që tashmë njihet si Duplexi.
“Duplex është një familje në kuptimin më të mirë të fjalës! Unë jam me fat që jam në krye të një grupi kaq kompakt dhe të talentuar”, thekson prezantuesi i njohur.

Por përse arriti të marrë një detyrë kaq të lartë në grupin e Aleksandër Frangajt?

“Çfarë ka vlerësuar Sandër Frangaj nuk e di, por besoj se fakti që kam qenë për vite drejtues artistik në Tring dhe më pas Drejtor Ekzekutiv në Vizion Plus. Klan Plus është një nisme e re që e kam marrë me shumë qejf dhe uroj të dalë sa më mirë!”

A do të kthehet Turi ndonjëherë te muzika?

“Nuk besoj që do kthehem më në muzikë, por kurrë mos thuaj kurrë. Gjithsesi tregu është ndryshe tashmë! Produkt 28 është ndër gjërat më të bukura që kam bërë në jetë, kaq di të them me siguri”, shprehet ai.

 

Ju prej shumë se 10 vitesh keni qenë pjesë e ‘Vizion Plus’ në projekte të ndryshme, që nga ‘Apartamenti 2XL’, ‘Oktapod’, Do you have an idea, Mos u nxeh etj., pra me pak fjalë keni dhënë kontribut të vazhdueshëm në imazhin e këtij televizioni. Tashmë jeni pozicionuar në ‘Televizionin Klan’. Çfarë ndikoi në largimin tuaj, një pagesë më e kënaqshme, apo faktorë të tjerë që publiku nuk i di?
Nuk ka asnjë faktor ekstra përveçse dëshirës për diçka të re! Kërkoja stimuj të rinj dhe Klani ma jep këtë mundësi.

Flasim për “Familjen”. Cilat janë pritshmëritë tuaja?
Familja ka vetëm një qëllim. Të mbajë përpara ekranit gjithë familjen pa frikën e asaj që po shohin. Është një program ku jo vetëm luhet dhe fitohet para, por edhe ka shumë emocion dhe energji pozitive.

Kasti i aktorëve të ‘Duplex’ vazhdon të jetë thuajse i njëjti me emisionin tuaj të mëparshëm ‘Apartamenti 2XL’. Si është e mundur që pavarësisht ndryshimit të televizionit, ju jeni ende të bashkuar me njëri-tjetrin? Me të vërtetë raportet tuaja janë aq të konsoliduara apo pas kësaj qëndron le të themi një kompromis, që mbron interesat e të gjithëve?
Duplex është një familje në kuptimin më të mirë të fjalës! Unë jam me fat që jam në krye të një grupi kaq kompakt dhe të talentuar.

Si u prit Turi në ‘Klan’? Kishit menduar ndonjëherë se do të shpërnguleshit në një nga televizionet më të ndjekura të momentit?
Për hir të së vërtetës s’e kisha menduar më parë. Vitin e fundit e vendosa.

Keni eksploruar vazhdimisht me postet tuaja të mëparshme, ndërkohë që në ‘Klan’ përveç moderimit të dy emisioneve të lartpërmendura, ju mbani postin e Drejtorit të Përgjithshëm në ‘Klan Plus’. Si mendoni çfarë vlerësuan drejtuesit e televizionit te ju për t’ju besuar këtë post kaq të rëndësishëm dhe në çfarë konsiston puna juaj?
Çfarë ka vlerësuar Sandër Frangaj nuk e di, por besoj se fakti që kam qenë për vite drejtues artistik në Tring dhe më pas Drejtor Ekzekutiv në Vizion Plus. Klan Plus është një nisme e re që e kam marrë me shume qejf dhe uroj të dalë sa më mirë!

Cili është sekreti i jetëgjatësisë së karrierës suaj televizive gjithmonë në ngritje?
Punë, punë, punë dhe pasion.

Publiku ju ka njohur në fillimet tuaja si pjesë e grupit ‘Produkt 28’. Ndërkohë që prej kohësh nuk po angazhoheni me projekte të reja muzikore. A keni hequr dorë përfundimisht nga muzika dhe nëse po, cilat janë avantazhet e punës në televizion që ju bënë të tërhiqeni nga profesioni i mëparshëm?
Nuk besoj që do kthehem më në muzikë, por kurrë mos thuaj kurrë. Gjithsesi tregu është ndryshe tashmë! Produkt 28 është ndër gjërat më të bukura që kam bërë në jetë, kaq di të them me siguri.

Ju keni pak kohë në habitatin e televizionit ‘Klan’, por megjithatë duhet të keni krijuar një lloj perceptimi mbi mënyrën sesi funksionon. Ku ndryshon puna në ‘Klan’ me atë në ‘Vizion Plus’ dhe pse zgjodhët pikërisht televizionin ‘Klan’?
Zgjodha Klan sepse Klan është nr. 1!

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas