Një ndër moderatoret më seksi të emisioneve sportive, Ilda Bejleri ka mahnitur publikun me një video të postuar në rrjetet sociale.
Ilda Bejleri, e cila tërheq gjithmonë vëmendjen e mediave rozë sot ka publikuar një video në ‘Instagram’, e cila është pjesë e një interviste të realizuar nga Florin Gjini, në emisioni ‘PUSHIME ON TOP”, i transmetuar në Top Channel.
Moderatorja shihet mjaft seksi e veshur me bikini të zeza, ku zbret shkallët e hotelit, shtrihet në shezllon e më pas futet në pishinë ku edhe zhvillon intervistën.
Ilda shihet në krah të moderatorit, së bashku me një gomardare, e cila është në formën e unazës.
Mes të qeshurave Ilda thotë: “Kjo vlen më shumë se sa një unazë!”
KOMENTO (0)