Aktualitet

Me pistoletë pa leje, arrestohet 35-vjeçari me dy emra

Policia e Durrësit ka arrestuar një 35-vjeçar, i cili qarkullonte me armë pa leje.

I arrestuari është Nael Shala alias Fatri Krasniqi, nga Kavaja.



Gjatë kontrolleve të uniformave blu në aksin Golem-Durrës, ai u kap në Plepa duke udhëtuar si pasagjer në një makinë tip Benz.

35-vjeçarit Shala iu gjet një pistoletë Berata me 17 fishekë, të cilat u sekuestruan.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas