Bota

Më pak se dy fëmijë? Në Kinë edhe mund… të taksohesh

Keni më pak se dy fëmijë?

Në Kinë, hulumtuesit parashtojnë idenë që ju duhet të paguani një taksë, për të nxitur numrin e lindjeve përballë fenomenit të plakjes së popullsisë, një ide që po ngjall indinjatën e përdoruesve të internetit.



“Xinhua Daily’’, gazeta e partisë komuniste kineze (PCC) në pushtet në provincën Jiangsu (lindje), publikoi një artikull të shkruar nga dy profesorë me titull ”Të rrisim numrin e lindjeve. Një mision i ri për rritjen demografike të Kinës në epokën e re”.

Ata propozuan një masë tronditëse, taksim për të gjithë personat nën moshën 40 vjeç pa dallim gjinie deri në momentin e të paturit dy fëmijë. Kjo taksë do të mbahet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga paga, që do të rrisë fondin mbështetës për lindjen.

Me lindjen e foshnjes së dytë, personi mund të kërkojë rimbursimin e shumave që ka derdhur për fondin, por gjithashtu të një asistence për të kompensuar humbjen e të ardhurave që lidhen me ndërprerjen e punës gjatë shtatzanisë.

Qytetarët që kanë vetëm një apo asnjë fëmijë gëzojnë gjithashtu të drejtën për t’iu kthyer mbrapsht shuma e derdhur. Por, vetëm në kohën e daljes në pension.

Përballë fenomenit të plakjes së popullsisë, Kina hodhi poshtë këto vitet e fundit politikën e quajtur ‘’një fëmijë të vetëm’’ e miratuar prej saj në vitet 1970. Që nga fundi i vitit 2015, të gjitha çiftet në këtë mënyrë lejohen të kenë një fëmijë të dytë.

Por, shumë shtetas kinezë e konsiderojnë edukimin e një fëmije të dytë shumë të kushtueshëm. Nisur edhe nga kjo arsye numri i lindjeve shënoi rënie në 2017 në Kinë.

Një numër i përgjithshëm prej 17, 23 milionë foshnja erdhën në jetë vitin e kaluar, kundrejt 17,86 milionë në 2016.

Kina vijon të jetë vendi më i populluar i planetit me rreth 1,38 miliardë banorë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas