Kronika, Kryesore

“Më ngacmonte gruan”: Ja pse u plagos i moshuari në Durrës

I ngacmonte gruan, plagos me thikë 52- vjeçarin. Një ngjarje e rëndë ka shkaktuar panik te banorët e Lagjes nr 18, në afërsi të stadiumit “Niko Dovana” në Durrës. Pas një debati për motive të dobëta, një i ri 36 vjeç e ka goditur disa herë me thikë, duke e lënë të mbytur në gjak një 52-vjeçar.

Shkak për plagosjen duket se janë bërë disa fjalë që S.Dh., 52 vjeç, ka hedhur në drejtim të bashkëshortes së autorit B.Xh., 36 vjeç. Ky i fundit nuk ka duruar ngacmimin e gruas dhe për këtë arsye sulmoi me thikë 52-vjeçarin. Skena është parë nga dhjetëra banorë dhe fëmijë të lagjes, gjë e cila ka shkaktuar frikë mes tyre. Dëshmitarët okularë kanë njoftuar menjëherë Policinë për atë që ka ndodhur, duke bërë që autori B.Xh., 36 vjeç, të kapet pak minuta pas ngjarjes.



Ndërsa i plagosuri S.Dh., 52 vjeç, u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë. “Më datë 02.08.2018, rreth orës 20:50, në Lagjen nr.18, për motive të dobëta është goditur me thikë shtetasi S.Dh., 52 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Me të marrë njoftimin, janë organizuar menjëherë Shërbimet e Policisë së Durrësit, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin B.Xh., 36 vjeç, banues në Durrës”, bën të ditur Policia.

Në vendin e ngjarjes policia ka mundur të sekuestrojë dhe armën e krimit, një thikë, me të cilën autori goditi disa herë 52- vjeçarin, duke i shkaktuar plagë të shumta në pjesën e barkut. Banorët dhe kalimtarët e gjetën të plagosurin të shtrirë dhe të mbuluar në gjak dhe brenda pak minutave e dërguan me urgjencë në spital. Mjekët bëjnë të ditur se i plagosuri ndodhet në gjendje kritike për shkak të plagëve të shumta, por edhe për shkak të humbjes së madhe të gjakut./Panorama

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas