Kryesore

Më në fund një lajm i mirë: Shuhet vatra e tërmeteve te Gjiri i Lalëzit







               Publikuar në : 13:53 - 09/07/18 |
mapo.al

Pas pesë ditësh lëkundje dhe tërmete të njëpasnjëshëm, shuhet vatra e aktivizuar në Gjirin e Lalëzit.


Sizmologët konfirmojnë se dy lëkundjet e fundit jane shënuar mëngjesin e së hënës, por nuk e kanë kaluar magnitudën 2.2 të shkallës Rihter.

Situata është normalizuar, ndërsa pas tërmetit të fuqishëm të së mërkurës, janë shënuar 600 lëkundje edhe me intensitet të fortë.

Për shkak të thyerjes së madhe tektonike në zonën e Gjirit të Lalëzit, tërmetet vijuan aktivitetin e tyre për gati një javë, ku më i fuqishmi ishte ai i të mërkurës mbi 6 ballë.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas