Aktualitet, Kryesore

Më në fund nis puna për rindërtimin e Urës së Drojës

Pas shumë e shumë ankesash, Ura e Drojës, e cila lidh Mamurrasin me Thumanën dhe Fushë Krujën do të rindërtohet.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri pa nga afër fillimin e punës për rikonstruksionin e urës së shkatërruar gjatë përmbytjeve të pak muajve më parë.



Në bashkëpunim me kompaninë Titan, pra me grupin Antea dhe me Autoritetin Rrugor Shqiptar, ne po bëjmë të mundur riparimin e kësaj ure dhe kthimin e saj në parametrat që duhet. Këtu do të kemi një rikonstruksion të plotë të të gjithë urës, një investim që do të kapë vlerën e 1 milion eurove. Një investim që brenda disa muajsh do të bëjë të mundur që kjo urë të rikthehet siç duhet dhe të jetë në ndihmë të gjithë komunitetit dhe bizneseve të lidhura me këtë rrugë. Realisht ne jemi duke punuar me shumë investitorë që projekte të tilla të mund t’i zbatojmë edhe në pjesë të tjera të Shqipërisë”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Investimi për rikonstruksionin e urës është financuar nga kompania Titan në kuadër të programeve sociale për komunitetet e zonës ku ushtron aktivitetin.

Ura parashikohet të ndërtohet me gjërësinë 10.5 metra; me dy vija kalimi nga 3.5 metra dhe trotuare. Faza e investimit do të realizohet për një periudhë 3-4 mujore.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas