Kryesore, Politika

Me Ndre Legisin, ish-deputetin që la PS e që vjen me autobus në Tiranë

Nga Agim Xhafka

E kam mik shumë të vjetër,mbase mbi dy dhjetëvjeçarë. E nga që takohemi dendur më duket se Ndreu vjen e rinohet. Para ca ditësh mbusha 60 vjet,më thotë. Qesh dhe më duket çudi,por e besoj se ai është nga ai soj që as rren kurrë dhe as mund ta rresh kurrë.
Një kafe me Legisin është fat për mua. Se ai la çdo angazhim dhe erdhi me autobuz,me urban te GRANDI në Bllok. Ende nuk ka makinë dhe celularin ma kanë dhuruar,qesh ai.
Dihet që koha që ndenjëm bashkë,plot 49 minuta nisi me shëndetin. Pér fat ai gëzon ditë të mira. Je kështu nga që qesh,i them. Po mos qeshësh ikën nga mendja,thotë ai buzën në gaz.
Tregon se është bërë gjysh,nxjerr nje video me nipin Andrea dhe kënaqet. Nuk flet deri sa perfundoi ajo video. Dukej si i zhytyr atje. Ka rehatuar gocën në USA e djalin në Tiranë dhe vetë ai… Eh,vetë ai u nxorr në pension thuajse para 5 vitesh,atë moshë që ka sot Edi Rama. Gëzohet që nuk varet nga askush se politika sot dominohet nga oligarket dhe partia e punës.
-Më gjej një djalë,një vajzë,një nip,një mbesë,një dhëndër a nuse të nomenklaturës komuniste pa post të lartë në shtet dhe do them se kape telebingon. E kanë ozurpuar krejt kokën e partisë,të qeverisë dhe si shushunja thithin buxhetin e ketij populli të mjerë,-bën pyetjen retorike ai.
Legisi ka qënë ministër me Nanon,Metën dhe Majkon. Erdhi në PS nga familje e përndjekur,erdhi atëhere kur në PS nuk afrohej kush,aq më tepër minjtë e byrosë politike,fëmijët e atyre kriminelëve që çuan popullin në uri. Ndenji në krah të Majkos e Metës dhe iku me ketë të fundit kur u krijua LSI. Ndenji në opozitë se kur Meta bëri koalicion me Berishën, Legisi nuk kërkoi post,por u largua. Nuk rrija dot në qeverisje me një parti që kishim katér vite që e shanim. Edi Rama gati e priti me lule. E bëri sekretar të koalicioneve dhe një ditë Metën që e përbuzte hajdut e beri partner. E thashë që në mbledhjen e parë që nuk isha dakord me këtë aliazh,por “burrat” e PS që villnin vrer cdo ditë ndaj Ilirit heshtën dhe e futën në gji. Qysh atëhere,mbase e vuri kusht Meta,unë u shmanga. Në fillim nga lista e deputetëve,më pas nga bisedat e sinqerta dhe në këto kushte gjeta zgjidhjen,pensionin. Ne ish-deputetët jami fatlumë se dalim fiks 55 vjeç,në atë moshë kur mjaft njerëz vendosin të martohen. E marrim një grusht me para.
Qysh atëhere Ndreka e ka parë politikën nga larg. Kur e pyes në se do e mbyllë PS këtë mandat,ai thotë po,se nuk ka kush ta marrë. Në se nesër del dikush e krijon parti të re,qysh nesër qeveria ikën në Lanë.
Hera herës e kap një inat i brendshëm,paçka se e shfryn me të qeshme.
-Kur shoh Ruçin sot në krye të Kuvendit,më kujtohen mitingjet e PS në vitin 1992. E linim në qoshe. As mos dil në krye,as mos fol,e porositnim. Se na prish imazhin.
Kurreshtjes sime pse nuk flasin p.sh. dhe i pérmend ca emra socialistësh race,ai qesh dhe ua numéron.
-Kush të flasë? Ai që ka djalin drejtor në Rinas,ajo që ka tendera më shumë se kushérinj,ai që nusen e rregulloi në ambasadë,ai që mori dhjetë leje ndertimi,ajo që….
Kuptova se partia e punës ka ringjalljen e vet. Si puna e fikut. Piqet dhe hahet i pari,por pas ca muajsh piqet dhe fiku i dytë. Kështu dhe PS. Jo më kot e quajnë Rilindje. Qenka fiku i dytë,më i ëmbël,më i shijshëm,por ka kohën e vet. Kalbet shpejt dhe pas një muaji ose hidhet,ose bëhet marmallatë. Në fakt si parti marmallate ngjet,i them Legisit dhe ia bëj me kokë nga ekrani. Po fliste Taulanti. Qeshëm dhe u shmallëm,miku im i mirë,gjyshi më i qeshur mbi dhé.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas