Kryesore

“Më mirë të ndezësh një qiri, sesa të mallkosh errësirën!”






               Publikuar në : 09:32 - 05/09/18 |
mapo.al

Presidenti i vendit, Ilir Meta në ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës ka shpërndarë në rrjetin social  Facebook një mesazh-homazh në nder të saj.


“Shën Nënë Tereza është shembulli i jashtëzakonshëm i dashurisë pa kurrfarë kushti dhe i misionit të pareshtur të përkujdesjes ndaj kujtdo që vuan, pa dallim kombësie, race, feje apo përkatësie shoqërore. Dita e sotme, që shënon kremtimin e Shenjtërimit të saj, është një dite feste, përkujtimi e respekti mbarëkombëtar ndaj veprës humane, hyjnore e të paharruar të Shenjtores sonë.

Në shembullin e saj, kjo ditë na fton të gjithëve, të hapim horizonte të reja, gëzimi e shprese, mirëkuptimi e dashurie për ata që kanë aq shumë nevojë. E bekuara dhe e Shenjta Nënë Terezë, me veprën e saj na fton të ruajmë si sytë e ballit bashkëjetesën dhe harmoninë e pashembullt fetare që kombi ynë ka kultivuar e përsosur ndër shekuj. Me mesazhin e saj nuk duhet të harrojmë se i përkasim njëri-tjetrit. “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por secili nga ne mund të bëjë gjëra të vogla me dashuri të madhe”,” shkruan ai.

Edhe kryeministri Edi Rama në postimin e tij të përditshëm në Facebook ka shpërndarë një video me pamje nga takimet më familje që jetojnë në vështirësi.

Në ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, ai ka ndarë me ndjekësit edhe një thënie të saj, që sipas kryeministrit i vjen gjithmonë në ndihmë.

“Mirëmëngjes dhe në këtë ditë të bekuar të Nënë Terezës, e para fjalë që kujtoj prej saj, është fjala që më ndihmon shpesh në të përpjetat e të tatëpjetat e rrugës sime, “Më mirë të ndezësh një qiri, sesa të mallkosh errësirën”, shkruan Rama.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas