Kryesore, Sport

Më mirë se Skënderbeu apo kryeqytetasit, Kukësi vendosi rekord të ri në Champions

Kukësit i kanë mjaftuar vetëm dy vite për të shkruar emrin në librin e rekordeve të futbollit shqiptar për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve. Verilindorët kanë arritur të kalojën skuadrat e kryeqytetit të cilat kanë luajtur për shumë vite në këtë turne, si Tirana, Partizani e Dinamo, apo së fundmi Skënderbeu, duke u bërë ekipi që regjistron më shumë ndeshje radhazi pa humbje në aktivitetin më të rëndësishëm për klube në Europë.

Kukësi ka marrë pjesë vetëm në dy edicionet e fundit në Ligën e Kampioneve dhe duke filluar nga suksesi 2-1 përballë Sherif Tiraspol në ndeshjen e kthimit një vit më parë, për të vazhduar me tre barazimet radhazi të këtij edicioni (0-0 dhe 1-1 ndaj Valetës, 0-0 ndaj Karabak), bëhet ekipi i vetëm që ka arritur të koleksionojë 4 rezultate pozitive radhazi në këtë turne.



Para Kukësit, rekordi mbahej nga Skënderbeu që ishte ndalur në numrin 3 në sezonet 2014-2015 dhe 2015-2016. Në të parin, barazimi 1-1 në shtëpi dhe 0-0 jashtë fushe me BATE Borisov i nxori pa u mundur nga turneu falë rregullit të golit jashtë fushe.

Ndërsa në sezonin pasardhës, fituan 4-1 ndeshjen e parë ndaj Kruzejdërs. Të mos ishin ato minuta të fundit të famshme të ndeshjes së kthimit  të mbyllur me humbjen 3-2, rekordi i Skënderbeut do të vazhdonte edhe sot e kësaj dite, pasi në ndeshjet e radhës korçarët mposhtën pa probleme 2-0 në të dy sfidat ekipin e Milsamit. /vipsport.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas