Editorial

Më kot zgjatet, ligji për shkollën e magjistraturës do të duhet të votohet

Nga Ervis Iljazaj

Ndërkohë që gjykatat shqiptare po zbrazen si pasojë e vettingut, dhe ku shumë prejt tyre rrezikojën funksionimin, apo sic është rasti i Gjykatës Kushtetuese që nuk funksionin më për shkak të numrit të pamjaftueshëm të gjyqtarëve, politika shqiptare po pengon emërimin e magjistratëve të rinj që do shërbëjnë në këto gjykata. Ky është një paradokos, që vetëm në realitetin shqiptar mund të ekzistojë.



Ku do ti gjejmë vallë gjyqtarwt e rinj që do të zëvëndësojnë ata të vjetrit , të cilat janë larguar si pasojë e kontrollit të pastërtisë së figurës?

Pothuajsë 50 % e prokurorëve dhe gjyqatarëve  ekzistues , janë larguar si pasojë e vettingut. Në këtë kuptim, drejtësia s shqiptare kanë një nevojë urgjente për magjistratët të rinjt. Mirëpo, po ndodh një fenomen absurd. Në këtë situatë ku ndodhemi sot, ku nevoja për magjistratë të rinj është e madhe,  emërimi i tyre është duke u penguar.

Palët politike nuk po arrijën dot të gjejnë dakoërtësinë për të aprovuar ligjin organik për Shkollën e Magjistraturës, duke lënë pezull regjistrimet për të filluar studimet magjistratët e rinj. Duke një situatë absurde, të lësh vëndin pa përgatijen e nevojshem të brezin të ri të drejtësisë shqiptare.

Megjithatë, abusrditet në këtë vënd që kanë ardhur si pasojë e mosmarrëveshjes së politikë janë pafund. Dhe si gjithmonë kostot janë për shoqërinë shqiptare. Në këtë rast, për drejtësinë shqiptare.

Për shak të Reformës në Drejtësi, e cila parashikon se, pranimet dhe selektimet për kandidatë e rinj  të shkollës së magjistraturësi  e bëjnë organet e reja si KLGJ dhe KLP, të të cilat nuk janë formuar , atëherë është duke u shkelur në mënyrë flagrante e drejta kushtetuese e atyre studentëve që kërkojnë të vashdojnë studmet në këtë fushë.

Jo vetëm  që në këtë mënyrë është duke u penguar e drejta e studimit, por, në të njëtën kohë, nëse nuk arrihet një konsesus për ligjin e ri organik, këtë vit, nuk do të ketë as emërime të reja në sektorin e drejtësisë. Sepse, po kjo Reformë parashikon që edhe emërimet e reja bëhën nga organet të cilat nuk janë ngritur ende.

Duke para këtë panoramë, politika shqiptare, herëat apo vonë, ka për detyrim ti japi zgjidhje kësaj situatë. Këtu nuk duhet të futem në arsyet se përse opozita refuzon ta votojë një ligj të ri në pretedimi se qeveria po tenton të kontrollojë pranimet në shkollën e magjistraturës. Nodshta janë pretendime të drejta, por, kjo nuk mjafton për të justifikuar refuzimin priori të një ligji që është duke penguar në thelb të ardhem e drejtësisë shqiptare. Mazhoranca apo opozita qoftë, që janë duke krijuar këtë bllokim absurd vetëm për lorja politike të ditës, janë duke treguar atë që kanë bërë deri më tani, bllokimin me cdo mjet të Reformës në Drejtësi.

Edhe në rastin e ligjit për shkollën e magjistraturës, politika shqiptare tregoi edhe njëhër se, votat unanime për Refromën në Drejtësi, në fakt ishin kundër saj. Në të kundërt, nuk shpjegohet se përse cdo process vonohet, cdo detaj kthehet në një betejë politike, cdo mundësi për ta vonuar atë shfrytëzohett për të konsumuar politikën e ditës.

Në këtë kuptim, mania për të penguar drejtësinë, ka vajtur deri aty sap o pengon dhe ata që kërkojën të kenë një karrierë në pushtetin gjyqësor.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas