Politika

“Me gjak jam shqiptare”, Kryemadhi përkujton Nënë Terezën: Krenari legjitime

“Me gjak jam shqiptare… Sipas thirrjes, i përkas botës…”. Kjo ka qenë një ndër shprehjet e përdorura nga Nënë Tereza, sjellë sot nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në ditën e Shenjtërimit të shqiptares më të famshme në botë.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Kryemadhi theksoi se për të gjithë shqiptarët ky është një çast gëzimi të pafund.



“Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit.” Sot përkujtojmë e kremtojmë Shën Nënë Terezën, bijën shqiptare e misionaren e madhe.

Për të gjithë ne shqiptarët ky është një çast gëzimi të pafund, si dhe i një krenarie legjitime, kur kujtojmë se si një grua “e vogël” diti ti thotë botës së madhe se Dashuria mund të fitojë mbi çdo situatë, sado e vështirë dhe e pamundur për tu jetuar apo realizuar të duket ajo.

“Ne jemi lapsi me të cilin Zoti shkruan historinë!” – mos ta harrojmë e ta bëjmë motiv në jetë këtë frazë të kësaj gruaje të papërsëritshme. 🙏🏻🙏🏻”, shkruan Kryemadhi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas