Rusi 2018

“Me cilën këmbë do të gjuaje nëse nga ju do të varej fati i Shqipërisë në Botëror?”, ja si përgjigjet Meta

Përmes një lidhjeje direkte presidenti Meta përcolli emocionet e para pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë mbrëmë në studion e “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku.

Nga studioja gazetari Skerdilajd Sulozeqi befasoi presidentin Ilir Meta me pyetjen e tij: “Supozojmë se mund të ishit kapiten i kombëtares shqiptare, nëse do të gjuani që Shqipëria të shkojë në Botëror, do të qëlloni me këmbën e majtë apo të djathtë?



Dhe përgjigjja perlë ishte: “Pyetja është tepër provokuese, por unë mbaj mend se kur ishim fëmijë dhe lozte Gim Murati, futbollist i jashtëzakonshëm që bënte golat me kokë. Zakonisht ishte dhe një tifoz shumë i njohur i Partizanit, i cili sa herë që kishte probleme, thoshte penallti arbitër, ta gjuajë Murati me kokë.”

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas