Kryesore

Me atlete dhe kostum: Rama sulmon opozitën dhe largohet nga salla

Kryeministri Edi Rama foli shkurt në foltoren e Kuvendit për çështjen e negociatave.

Ai sulmoi ashpër opozitën për çështjen e shtyrjes së negociatave.



Sërish Rama tha se opozita është esadiste, pasi Shqipëria ka marrë një lajm të mirë nga Bashkimi Europian.

“Edhe sot vazhdojnë urimet për vendin tonë,” tha Rama.

“Çfarë mund të debatojmë ne këtu me këta? Të debatosh që Shqipëria ka këtë opozitë, e cila është vetmja në historinë e integrimit në BE që është kundër këtij integrimi. Këtë do të debatojmë ne këtu? Këtë e thonë të gjithë miqtë e Shqipërisë që ne takojmë dhe që u angazhuan për Shqipërinë dhe Maqedoninë, duke bërë më shumë se këta. Të debatosh pse opozita jonë është e vetmja që thotë Shqipëria dështoi, ndërsa Këshilli Europian ka edhe një kartolinë urimi për shqiptarët dhe maqedonasit. Që KE përshëndet vendimin që miqtë dhe partnerët tanë na urojnë dhe vazhdojnë edhe sot të na komunikojnë për të uruar. Është njësoj si të debatosh pse keni rënë në prerin e Esad Pash Toptanit? Sinqerisht ne nuk kemi fare punë me këta, se kemi mjaft punë për të bërë dhe në këtë stad të ri, barra jonë është plotësisht e rëndë dhe nuk mund t’i mbajë këta në kurriz”, tha Rama.

“Kam marrë ftesën me kryeministrin e Maqedonisë për të shkuar në Bruksel për të filluar diskutimin për punën përgatiture, e cila është puna e gjithë procesit analitik për hapjen e negociatave. Këta thonë jepni dorëheqjen”.

Pas fjalimit, Rama u largua nga salla.

<
>
rama4 rama1 rama3 rama2 rama5
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas