Media

“Më arrestuan se tërhoqa lekë në bankomat”, gazetari i njohur rrëfen momentin e vështirë

Gazetari i njohur i lajmeve rozë Flavio Qarri ka treguar një ndër momentet më të vështira të jetës së tij, kur u arrestua nga policia për 200 mijë lekë të vjetra.

Ai ishte akuzuar për vjedhje banke në bashkëpunim me anë të mashtrimit. dy vite më parë.



Flavio tregoi në ‘Një kat më lart’:

Më ngritën peshe tre autoblinda, në orën 5 të mëngjesit. Ajo për të cilën më vjen keq për arrestimin tim është se ishte ditëlindja e tim eti, u lëndua shumë. Qëndrova tre ditë i izoluar, humba 6 kile edhe 2 vjet gjyqe, për…. 20. 000 lekë. Ngjarja ndodhi ekzaktësisht kështu. Unë shkoj të tërheq lekë në bankomat, dalin 20 mijë lekë pasi unë kisha kryer veprimet, futjen e kodit etj. Dhe unë i bindur që ishin paratë e mia tërhoqa dhe vazhdova jetën time. Pas 6 muajsh më telefonojnë dhe më thonë s’ishin paratë e tua. Unë i ktheva, para se të më hapeshin probleme. Por kjo banka në bashkëpunim me këtë prokurorin e çuditshëm që të mos pranonin se ishte faji i bankomatit, më denoncoi. Kjo ishte një ndër arsyet kryesore pse humba punën në TCH.Unë isha me shumë miq, me shumë të ardhura dhe nuk kisha asgjë në dorë që të vërtetoja të drejtën time.”
Flavio tregon se ngjarja kishte ndodhur më një bankat e kryqytetit teksa prezantuesi i tha se historia e tij, e trishtë, ngjan me skenaret e filmave të Hollywood-it.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas