Politika

“Më akuzuan se flija gjumë në Bashki”, Basha: Të mos japësh leje për kulla, do të thotë…

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë sot i ftuar në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili.

Basha gjatë intervistës tha se e keqja është me tenderat e drejtpërdrejtë dhe të paracaktuar për klientë të ndryshëm të qeverisë. Po ashtu ai u përgjigj dhe akuzave që i bëhen nga qeveria, të cilët janë shprehur se kur ka qenë në krye të Bashkisë së Tiranës, ka fjetur gjumë.



 

Cili është profili i oligarkut shqiptar?

Kjo është një gjë që mund ta bëni ju si gazetare në mënyrë më interesante se unë. Kjo nuk është puna ime. Oligark është një njeri që ka marrë burimet natyrore, tokën, detin etj., që nuk i ka marrë me meritë, por se ka lidhje me qeverinë.

Ju thoni një grusht i vogël?

Po një grusht i vogël njerëzisht të afërt me qeverinë.

Ju i keni dhënë 1.3 miliardë lekë kur keni qenë në Bashkinë e Tiranës, Fushës?

Kur kam qenë unë në Bashki, nuk kam dhënë asnjë tender të drejtpërdrejtë. Më kanë akuzuar mua se kur kam qenë kryetar bashkie kam fjetur gjumë. Se po mos të japësh leje për kulla fle gjumë dhe kur jep leje ndërtimi, quhesh i zhdërvjellët.

Ju akuzojnë se keni lidhje me oligarkë dhe kriminel?

Ka pesë vite që ka të gjitha pushtet, më kontrollon mua kunatin, vëllain, të gjithë familjen, o ti gjej dhe t’i vërtetojë akuza ose ta qepi. Ka pesë vite që i ka të gjithë pushtet në dorë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas