Kronika

Me 46 kg kanabis në shpinë drejt Greqisë, arrestohen dy të rinj

Një trafik i lëndëve narkotike nëpërmjet kufirit jeshil me Greqinë është goditur nga policia, duke sekuestruar 46 kilogramë e 140 gramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Në pranga të policisë kanë rënë dy shtetas nga Fieri e Berati, përkatësisht – M. B., 23 vjeç dhe S.M., 25 vjeç



Të rinjtë po transportonin lëndën narkotike nëpërmjet dy çantave të shpinës.

“Operacioni ka nisur 48 orë më parë nga Policia Kufitare e Livadhjasë Sarandë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë, ku gjatë patrullimit në kufirin jeshil, Policia Kufitare ka konstatuar shtetasit që po transportonin lëndën narkotike në drejtim të shtetit Grek.

Menjëherë është njoftuar Policia Kufitare Greke dhe Antidroga, ku në bashkëpunim e koordinim të plotë mes shërbimeve tona dhe Policisë Greke është mbajtur nën vëzhgim lëvizja e tyre, ku është finalizuar me kapjen e tyre në vendin e quajtur “Koritiani Thesproti”, Igumenicë Greqi”, sqaron policia.

Po punohet për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të këtij rasti.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas