Dikur, Mapo Format

Më 22 gusht 1944, kur BS pushtoi Rumaninë

Më 22 gusht 1944 forcat e Ushtrisë së Kuqe të BS pushtojnë përfundimisht Rumaninë. Në fakt ky pushtim ishte vetëm një episod i kundërofensivës që sovjetikët kishin ndërmarrë muaj më parë. Në janar të 1944-s i kishte dhënë fund rrethimit të Stalingradit. Në mars dy njësi sovjetike do të rrethonin Ushtrinë e Parë të Panzerave të drejtuar nga Generaloberst Hans-Valentin Hube, pak në veri të lumit Dniestr.

Gjermanët i mbathën nga kurthi ku e kishin mbërthyer veten vetëm në muajin prill. Gjatë prillit, Ushtria e Kuqe do të sulmonte vazhdimisht pranë qytetit të Iashit në Rumani. Sovjetikët shpresonin në këtë mënyrë, kapjen e territoreve strategjike. Megjithatë trupat gjermane dhe rumune do të mbronin pozicionin e tyre me sukses dhe në fund të prillit territoret e rëndësishme për sovjetikët mbetën në duar të gjermanëve.



Sulmi në Târgul Frumos ishte përpjekja e fundit e forcave sovjetike për të arritur qëllimin e tyre. Me marrjen e atyre territoreve, sovjetikët synonin përgatitjen e ofensivës gjatë verës. Një vend i përshtatshëm ky për t’u futur në Rumani. Me avancimin e Forcave të Ushtrisë së Kuqe, Trupat Gjermane do të pushtonin Hungarinë.

Më 9.6.1944 Ushtria e Kuqe do të ndërmerrte një ofensivë kundra kësaj të fundit, Finlanda do e pranonte marrëveshjen pa kushte. Më 12 janar të 1945, Ushtria e Kuqe dukej se ishte gati për ofensivën e radhës. Trupat e Konevit, të pozicionuara afër lumit të Vistulës, sulmuan trupat gjermane në territorin jugor të Polonisë duke u zgjeruar më tej dhe duke u afruar në Sandomierz.

Më 14 janar, Trupat e Rokosovskit do të sulmonin nga lumi Narev, në veri të Varshavës. Ata thyen me sukses trupat mbrojtëse gjermane përgjegjëse për Prusinë Lindore (emri i një territori që nuk ekziston më nën kufirin e Gjermanisë). Trupat e Gjeneralit Zhukov, do të sulmonin në qendër nga territori i tyre afër Varshavës.

Fronti gjerman, u rrënua krejtësisht nga kjo ofensivë e madhe e Ushtrisë së Kuqe. Më 17 janar 1945, Zhukovi hyri në Varshavë dhe vetëm dy ditë më vonë, trupat e tankeve ruse nën komandën e këtij të fundit, do të shtinin në dorë edhe qytetin e Lodz.

Më 13 shkurt të po atij viti, sovjetikët shtinë në dorë Budapestin. Në fund të muajit ushtria e kuqe do të marshonte deri në lumin Oder, duke lënë vetëm një distancë prej 60 kilometrash nga Berlini. 60 kilometra ishin gjithçka që ndanin sovjetikët nga fitorja përfundimtare.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas