Ekonomi, Kryesore

“Mbyten” me gjoba 9 ujësjellësa – Kontrata problematike, në dëm të klientëve

9 ujësjellësa në vend janë gjobitur me vlera të konsiderueshme për shkak se u janë gjetur parregullsi në kontrata në dëm të klientëve, duke bërë që të dhënat e tyre personale të jenë të ekspozuara.

Gjobat janë vendosur nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili në 7 muajt e parë të vitit e ka përqendruar vëmendjen tek ky sektor ku janë kapur shkelje të konsiderueshme, ku shumica prej këtyre kompanive nuk kanë njoftuar Komisionerin për përpunimin e të dhënave, gjë që është detyrim ligjor.



Konkretisht janë gjobitur shoqëritë e ujësjellës kanalizime Kavajë, Vlorë, Fier, Shkodër, Krujë, Elbasan, Berat-Kuçovë, Lushnjë, dhe ujësjellësi Peqin.  Një pikë tjetër ë shkeljes është mosdisponimi i një rregulloreje për mbrojtjen, përpunimin, ruajtjen dhe sigurinë e të dhënave personale. Në total vlera e gjobave për shoqëritë e ujësjellësve ka arritur në 840 milion lekë, dhe për secilën prej tyre janë vendosur 2 deri në 4 masa administrative.

Gjoba arkëtohet në buxhetin e shtetit jo më vonë se 30 ditë nga marrja e vendimit. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe, masa administrative janë vendosur edhe për disa institucione private, si klinika, shoqëri përmbarimore dhe kompani pijesh./SCAN

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas