Teknologji

“Mbretëria Hapësinore” kërkon njerëz që të jetojnë në Hënë






               Publikuar në : 10:49 - 27/06/18 |
mapo.al

Qytetarët e ardhshëm të një “mbretërie hapësinore” të sapoformuar mund të kenë nevojë të kalojnë një provë inteligjence për të qenë pjesë e shoqërisë së vetëshpallur utopike.


Në një ceremoni në Pallatin Hofburg të Vjenës, të hënën, më 25 qershor, qindra njerëz u mblodhën për inaugurimin e Asgardia – një “projekt humanitar global”, i cili shpreson që një ditë të krijojë koloni njerëzore në Hënë.

Sundimtari i parë i Asgardias është një miliarder rus, Igor Ashurbeyli, një shkencëtar kompjuterësh që ka marrë drejtimin e këtij “kombi” të ri qëkur u prezantua për herë të parë në tetor 2016. (TCH)


Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas