Kryesore, Rusi 2018, Sport

Mbretëresha pret trofeun…

Anglia është tashmë një siguri.

Kjo është shprehja që mbizotëron në përgjithësi analizat e specialistëve dhe komentatorëve të njohur sportiv britanikë dhe më gjerë në lidhje me përformancen e skuadrës së Sauthgejt në këtë botëror.



Pas 28 vitesh, ‘Tre Luanet’ ia dolën të shkojnë në gjysmëmfinalet e kompeticionit më të madh të futbollit botëror, por oreksi vjen duke u shtuar dhe anglezët kanë ndërmend ta çojnë deri në fund rrugëtimin e tyre rus.

Ndryshe shprehja e tyre e famshme “futbolli po kthehet në shtëpi” nuk do të kishte kuptim….

Ka një miks elementësh pse ky ekip mund të arrijë të bëjë realitet një objektiv të madh që mungon prej 5 dekadash, pra triumfi në botëror.

E para ecuria e britanikeve në eliminatore dhe tani ka qenë e qetë, pa rrezik dhe bindëse.

Në grupe nuk rrezikuan aspak duke siguruar kualifikimin ne dy takimet e para megjithëse me rivalë modestë si Panamaja dhe Tunizia.

Në takimin e tretë kundër Belgjikës vërtet u mundën, por më shumë duket se e kërkuan vetë disfatën që të eliminonin një përplasje me ekipe më të forta në krahun tjeter si Brazili dhe Franca.

Në 1/8 vuajtën kundër Kolumbisë duke iu falur vetëm llotarive të penalltive, por është krejt normale që rruga drejt suksesit të ketë ulje dhe ngritje, nga të cilat vetëm mëson.

Dhe anglezët realisht mësuan shpejt sepse ndaj Suedisë në çerekfinale treguan të gjithë potencialin e vërtetë.

Freskia e admirueshme e djemve të rinj anglezë, që kanë një nga skuadrat me moshë mesatare më të re të botërorit, mund të jetë një pengesë për shkak të eksperiencës së paket, por mund të shërbejë edhe si element favorizues në aspektin fizik dhe të motivimit shpirtëror për të çuar kupën më të madhe në botë në ‘Buckingham Palace’.

Sauthgejt ka ndërtuar një ekip solid dhe me shumë variacion sa i takon sidomos krahëve të mesfushës dhe sulmit ku ka një mori lojtarësh të gatshëm për të kontribuar si Lingard, Jang, Rashford, Stërling, Kejn, Dele Ali, Vardi etj.

Jemi shumë kurioz deri ku mund të shkojë kjo skuadër, e cila sido të shkojë, me siguri do të ketë të ardhme të madhe, me apo triumfin e Luzhnikit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas