Kryesore, Mapo Letrare

‘Mbresat parisiane’ në UET, Luan Rama: Çfarë kam zbuluar për shqiptarët në kryeqytetin francez

Një këmbësor i dashuruar pas Parisit nuk mund ta anashkalojë këtë qytet magjik pa u përfshirë intelektualisht. Ish-ambasadori, përkthyesi e shkrimtari, Luan Rama ka hedhur ndjesitë e mbresat e tij shumëdimensionale mbi këtë “udhëtim” ndër vite në kulturën dhe historinë e kryeqytetit francez në librin “Mbresa parisiane”, të promovuar dje në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës, botuar nga UET Press. Të pranishëm në promovim miq, shkrimtarë e kineastë, profili i krijuesit e përcjellësit të mbresave u dha i qartë: tashmë kemi një guidë kulturore ku Parisi vjen edhe përmes gjurmëve shqiptare, shenjave, personazheve dhe simboleve.

Një këmbësor i dashuruar pas Parisit nuk mund ta anashkalojë këtë qytet magjik pa u përfshirë intelektualisht. Ish-ambasadori, përkthyesi e shkrimtari, Luan Rama ka hedhur ndjesitë e mbresat e tij shumëdimensionale mbi këtë “udhëtim” ndër vite në kulturën dhe historinë e kryeqytetit francez në librin “Mbresa parisiane”, të promovuar dje në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës, botuar nga UET Press. Të pranishëm në promovim miq, shkrimtarë e kineastë, profili i krijuesit e përcjellësit të mbresave u dha i qartë: tashmë kemi një guidë kulturore ku Parisi vjen edhe përmes gjurmëve shqiptare, shenjave, personazheve dhe simboleve.



Regjisori Piro Milkani u shpreh se Parisi është përshkruar nga Rama, përmes librit të tij, si një artist i vërtetë, i papërtueshëm, i kudondodhur duke i shërbyer edhe kujtesës shqiptare në kryeqytetin francez.

Ndërsa shkrimtari Ylljet Aliçkaj duke treguar mbi njohjen e miqësinë e vjetër, u ndal në faktin se Luan Rama ka shkruar gjithnjë mbi marrëdhënien e veçantë Paris-Shqipëri, duke thënë se e reja e tanishme, përveç informacionit të jashtëzakonshëm e të gjerë, lidhet me ndjesitë e drejtpërdrejta, sa edhe personale të shkrimtarit me Parisin, si vlerë simbolike.

“Ka një polivalencë kaq të thellë për kulturën franceze sa e gjithë dija e tij, dhe librat që ka shkruar për kulturën franceze tashmë shërbejnë si urë të lidhjes kulturore, historike dhe politike të Shqipërisë me Francën”, tha Aliçkaj.

Presidenti i Universitetit Europian të Tiranës, Ardian Civici duke ndarë “familjaritetin” e tij me Parisin, kur kishte shkelur për herë të parë në vitin 1992 tregon se përballë paqartësisë e kaosit të një rishtari, ishte ambasadori, shkrimtari Luan Rama që i dha orientimin e parë drejt kryeqytetit francez. “Bënim biseda të gjata, ku me shumë dashamirësi, e plot ndjesi për kulturën e Parisit, Rama shpjegonte me pasion gjithçka nga historia e këtij qyteti. E vlerësoj që në titull nuk ka shkruar kujtime nga Parisi, por ka përdorur fjalën Mbresa, pasi kjo është më e veçanta, se sa tregimi apo historia për këtë qytet, duke na bërë të ndjejmë pulsin e jetës së Parisit. Çdo kafe, çdo godinë në Paris ka histori, gjithçka është kulturë në Paris. Atje çdo informacion për këtë qytet kthehet në armë intelektuale, ku përtej çdo figuracioni është ekzistenca, morali dhe kultura e Parisit. Të gjithë kulturën europiane e gjen në këtë libër, më shumë se ç’mund të marrësh në Akademi”. Vetë autori i shënimeve, Luan Rama e ka konsideruar këtë libër dhe jetën e tij si një palimpsest ku faktet dhe ngjarjet janë mbivendosur. “Parisi është një festë pambarim për mua. Ka shumë më shumë për të treguar për këtë qytet, dhe në libër nuk janë thënë të gjitha. Kam lënë jashtë shumë gjëra nga Parisi që lidhen me jetën time personale. Në çdo vend në Paris është edhe gjurma shqiptare, sheshi Skënderbeu, kafet e shqiptarëve etj.”.

Në Paris rrëfen autori gjen edhe gjurmët e revolucionarëve të botës të ardhur pas revolucionit francez nga të gjitha anët e botës, nga Amerika, Afrika, Azia e Largët apo vendet arabike e të Lindjes së Afërt. “Duke xhiruar shtëpinë e arkeologut Leon Rey në Paris, papritur, në 38, Rue Vaneau pikasa dhe shtëpinë ku kishte jetuar dhe revolucionari Karl Marks, i dëbuar nga Anglia puritane në bumin e madh kapitalist, ku ai u vendos më 1843-shin bashkë me gruan e tij Zheni (Jenny von Westphalen) dhe u bë baba. Në atë vend azili, ai bashkëpunonte me gazetën Renane dhe pikërisht aty erdhi Engelsi për të diskutuar përfundimin e librit të tyre të përbashkët. Kafeneja e tyre e preferuar ishte Café de la Regence, ku Marksi takohej dhe me Proudhon-nin e po kështu me mikun e tij, poetin Hajne, i cili gjithashtu e kishte të ndaluar të shkelte në Gjermani. Ishte koha e revolucioneve të tjera në Europë. Në Francë shpërthyen revoltat punëtore dhe Marksi do të shkruante në Paris librin e tij Tetëmbëdhjetë Brymeri i Louis Bonapartit (18 brumaire de Louis Bonaparte). Por me shtypjen e revoltave, Karl Marksin e zbuan duke e parë si një frymëzues të lëvizjeve revolucionare. Ai iku në Belgjikë, por në kohën pas revolucionit të vitit 1848, një miku i tij francez, gazetar, që ishte bëri ministër, i shkruante: “I shtrenjti im, trimi Karl Marks. Tirania ju përzuri. Franca e lirë u hap portat juve dhe të gjithë atyre që luftojnë për vëllazërimin e popujve”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas