Kryesore

Mbledhja e të dhënave personale, PD: Për qëllime elektorale, 3 prova të reja në Prokurori

Partia Demokratike ka depozituar në Prokurori 3 prova të reja sipas tyre për paligjshmërinë e veprimeve të Edi Ramës, Lindita Nikollës dhe Ogerta Manastirliut për shkeljen e ligjit me mbledhjen e të dhënave personale, me qëllim përdorimin e tyre për qëllime elektorale.

PD deklaron se tre provat janë përgjigjet zyrtare të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, që vlerëson të paligjshme urdhrat e nxjerrë nga Ministret Manastirliu dhe Nikolla.



“Dokumentet e publikuara më herët nga PD provojnë se aktiviteti i paligjshëm e ka burimin nga Zyra e Kryeministrit, që ka urdhëruar mbledhjen antikushtetuese të të dhënave për prindërit e nxënësve dhe pacientët ose rreth 80% e elektoratit”, deklaron PD.

Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u paditën nga Grupi Parlamentar i PD që ngriti si akuzë ndaj tyre “shpërdorimin e detyrës” dhe “përdorimin e funksionit publik për veprimtari politike apo zgjedhore”.

Ndërkaq PD thotë se megjithëse padia është dorëzuar që në 8 Maj 2018, deri tani nuk ka asnjë veprim të prokurorisë për të hetuar aktin antiligjor të kryeministrit dhe dy anëtarëve të tjerë të kabinetit qeveritar.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas