Bota, Kryesore

Mbështetës i Trump dhe bodybuilder: Ja njeriu që dërgoi pakot-bomba

Është identifikuar personi që nisi me postë një duzinë me pako-bomba për kritikët e presidentit amerikan, Donald Trump. Ai quhet Cesar Altier Sayoc, 56 vjeç. Ai u arrestua të premten në Florida në lidhje me dërgimin e 14 pakove të dyshimta gjatë kësaj jave.

Mbi Saoyoc rëndojnë të paktën pesë akuza për krime federale. Ai rrezikon mbi 58 vite burg.



Sipas faqes së tij në FB, ai është një fans i presidentit Trump pasi postonte vazhdimisht foto dhe videot e tij në tubimet e fushatës presidenciale të vitit 2016. Ai është dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, vjedhje dhe kërcënime.

Një avokat i tij tha se ai ishte i fiksuar pas pamjes, pasi gjithmonë donte të dukej i ri. Për këtë arsye merrej me stërvitje dhe kishet fiksim bodybuilding.

Ai thotë se është një nativ amerikan, i fisit Seminole në Florida. Të tjera informacione thonë se ai ishte filipinas. Ndërkohë ai punonte në një klup striptizmi.

Sayoc dyshohet se u ka dërguar pakot me bomba personazhe të njohura si kritikë të presidentit Trump, që ka ish-presidenti Barack Obama e deri tek aktori Robert De Niro.

Incidenti ka acaruar akoma më shumë situatën politike në SHBA para zgjedhjeve të shumëpolitizuara të mes-mandatit.

Ndërkohë sot janë gjetur tre pako të tjera, me përmbajtje të dyshimtë që mbanin adresën e senatorit amerikan Cory Booker, ish-drejtorit të Shërbimit të Zbulimit Kombëtar James Clapper dhe senatores Kamala Harris. Paketa e 11 u gjet në zyrat e një shërbimi postar në qytetin Opa-Locka të Floridës dhe mbante adresën e senatorit demokrat nga New Jersey njoftoi në një postim në twiter FBI-ja.

Njoftimin për pakon e 12-të e bëri policia e Nju Jorkut dhe në të ndodheshin adresat e ish-drejtorit të Zbulimit Kombëtar James Clapper, si dhe ajo e rrjetit mediak CNN. Zoti Clapper tha për CNN-in se nuk ishte i habitur që ai ishte në shënjestër dhe tha se incidentet ishin “serioze”.

<
>
1 2 3 4 5 6 7 8 9
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas