Sport

Mbappe “kërcënon” rekordin e Neymar. Te Reali për 272 mln euro?






               Publikuar në : 17:26 - 04/07/18 |
mapo.al

Kylian Mbappe duket se do ta ketë të ardhmen te Reali i Madridit. Kjo është ajo që ka deklaruar në “Twitter” gazetari francez, Baptiste Ripart, që më parë kishte bërë të ditur rinovimin e Griezmann dhe kalimin e Lemar tek Atletico Madrid.


Sipas Ripart, Reali i Madridit dhe Paris SG kanë arritur marrëveshjen për transferimin e 19-vjeçarit që po shkëlqen në Botërorin e Rusisë, për në kryeqytetin spanjoll.

Mësohet se akordi mes dy klubeve për kalimin e Mbappe te Reali është arritur për vlerën e 272 milionë eurove, që e bën atë futbollistin më të shtrenjtë në botë. Mësohet gjithashtu se Reali do të bëjë pagesën e kësaj shifre në 4 këste.

Problemet e Parisit me rregullin e “Fair Play”-t financiar dhe largimi i mundshëm i Cristiano Ronaldos në drejtim të Juventusit, bënë që Reali i Madridit të hedhë sërish sytë nga talenti francez, të cilin e kishte kërkuar edhe më parë.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas