KMR

Mbappe jo vetëm një futbollist… por edhe një dem rrace 920 kg

Këto ditë në Argjentinë ka filluar panairi i famshëm agrokulturor. Ndryshe nga vitet e tjera, edhe pse është edicioni i 150 i këtij panairi, ka rënë në sy një dem 920-kilogramësh.

I zoti nuk e ka quajtur as Maradona dhe as Messi, siç mund të pritej, por Mbappe.



Sipas traditës, shoqëria rurale që mbron të drejtat e fermerëve, i vendos një emër prestigjoz një nga kafshëve që më pas do të marrë pjesë në një garë të një kategorie më të lartë që organizohet po në Argjentinë.

Ferma që ka nxjerrë demin e famshëm të quajtur Mbappe e përshkruan atë si një dem me shumë karakter dhe me një paraqitje shumë të mirë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas