Bota

Mbante materiale pornografike me të mitur, arrestohet prifti katolik

Një prift i Vatikanit i cili kishte marrë gradën “Kapelani i shenjtërisë së tij”, në 2008 nga Papa Benedikti XVI, është arrestuar pazi akuzohet se mbante materiale pornografike me të mitur.

Monsinjor Carlo Alberto Capella u arrestua ditën e djeshme në Vatikan pas një urdhëri të lëshuar nga kreu i Selisë së Shenjtë në kuadër të një hetimi që kishte nisur që nga viti i kaluar në SHBA.



Monsinjor Capella e nisi karrierën në 2004 si diplomat i Vatikanit në Indi dhe Hong Kong. Në SHBA karriera e tij zgjati më pak se një vit. Ai u kthye vitin e kaluar në Vatikan dhe ndonëse autoritetet e Uashingtonit i dërguan heqjen e imunitetit të priftit Vatikanit, ky i fundit refuzoi.

Mirëpo nuk ka kaluar shumë kohë dhe pasi Vatikani ka hetuar rastin ka vendosur arrestimin Capellas. Tani mosinjori do të gjykohet në Vatikan dhe rrezikon të përballet me burgim deri në 12 vjet pasi ai mbante kaseta me materiale pornografike ku përfshiheshin fëmijë.

Departamenti Amerikan i Shtetit i kërkoi Selisë së Shenjtë të zbardhte ngjarjen e kësaj shkelje të mundshme të ligjeve që lidhen me imazhet e abuzimit të fëmijëve nga një anëtar i trupit diplomatik të Selisë së Shenjtë të akredituar në Uashington.

Rasti Capella pason skandalin e vitit 2013 kur ish-kryepeshkopi Jozef Wesoloëski u përball me akuzat se kishte paguar djem të kryenin akte seksuale si dhe blinte materiale pedofilie.

Wesolowski u zhvesh nga detyrat e tij pas një hetimi nga magjistratët Dominikanë dhe vdiq në spital në vitin 2015 në moshën 67 vjeç përpara se të gjykohej.

Arretimi i Capella-s tashmë mund të tërheqë vëmendjen mbi përpjekjet e Papa Françeskut për të zhdukur abuzimet e fëmijëve në Kishën Katolike.

Ai ka premtuar zero tolerancë, por kritikët thonë se ai nuk ka bërë mjaftueshëm për të kapur peshkopët që dyshohet se kanë mbuluar abuzimet.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas