Kronika

Mbahet padrejtësisht në burg, flet i ati i 14-vjeçarit: Gjykata nuk zbaton vendimin e dhënë

Prindërit e Ahmet Axhamit, 14 vjeç, i dënuar për vjedhjen e një laptopi dhe një telefoni kërkojnë drejtësi.

14- vjeçari qëndron që nga data 1 shkurt 2018 në burgun e Shënkollit në Lezhë. Në muajn mars është dhënë vendimi për lirimin e tij. Pa dalë ende nga hekurat, 14-vjeçarin e kanë kthyer sërish brenda në burg pa asnjë vendim gjyqësor.



I ati, Shefqet Axhami kërkon drejtësi dhe të zbatohet vendimi i Gjykatës së Shkodrës marrë me datë 22. 12. 2017 për 5 muaj burgim e 35 ditë.

Ai është paraqitur sot në Shkodër, por askush në Gjykatën e Apelit nuk thotë nësë sot ka gjyq ndaj tij apo është marrë ndonjë vendim.

“Kam ardhur nga Kukësi pasi më është shkelur një e drejtë e fëmijës 14 vjeç që vuan dënimin në burg jashtë ligjit. Djali po mbahet në burg përtej vendimeve të gjykatës. Unë kërkoj drejtësi, kërkoj që të zbatohet vendimi i gjykatës. Që në muajn mars duhet të ishte i lirë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas