Kryesore

Mazhoranca vazhdon votimin mes kaosit, Ruçi heq internetin…

Është bërë e zakonshme tashmë që deputetët e opozitës të bllokojnë Kuvendin me fjalimet e tyre ‘’Live” në rrjetet sociale.

Edhe sot, deri pak çaste më parë gjithçka ishte në rregull, derisa kreut të Kuvendit i ka lindur një ide ‘gjeniale’.



Pasi i ironizoi me batutën, “ju erdhi ora e Facebookut, vazhdoni në Facebook”, kreu i Kuvendit ka menduar të lërë pa lidhje interneti opozitën, e cila vazhdon fjalimet e saj live përmes FB.

Në këtë foto, mund të shihet lehtësisht se në sallën e seancës plenare është ndërprerë lidhja që mundëson internet, ndërkohë që opozita e ka gjetur mënyrën për të vijuar me qëndresën e saj.

Teksa opozita vazhdonte transmetimet live në FB me fjalimet e Petrit Vasilit dhe Dashamir Shehit, mazhoranca vazhdonte votimin.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas