Kryesore

Mazhoranca, procedurë të përshpejtuar për pr/ligjin e Teatrit; Basha: Po nxitoni të vidhni






               Publikuar në : 17:43 - 28/06/18 |
mapo.al

Mazhoranca ka kërkuar që të fusë me procedurë të përshpejtuar projektligjin për Teatrin Kombëtar, gjë që është kundërshtuar me forcë nga opozita.


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se mazhoranca po kërkon “të vjedhë 205 milionë euro me një dorë, duke shkatërruar Teatrin Kombëtar”.

“Doni ta bëni vjedhjen me ligj dhe procedurën e ligjit e shkelni. Kaq në nxitim jeni për të vjedhur. E bëni këtë sepse ky vend nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Tërhiquni nga kjo masakër. Po i vini minat paqes sociale në vend”, tha Basha.

Ndërsa Luan Rama i LSI-së deklaroi: “Të tërhiqet procedura e përshpejtuar për këtë projektligj. Teatri nuk është çështje procedurash apo kartonash”.

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi u përgjigj se projektvendimi ka qenë që në momentin që është miratuar rendi i ditës.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas