Kryesore

Matura Shtetërore, zbardhen përgjigjet e sakta të provimeve me zgjedhje

Dje 37 mijë maturantë në mbarë vendin iu nënshtruan provimit të fundit të Maturës Shtetërore 2018-të, atij të lëndëve me zgjedhje.

Testi për secilin nga provimet me zgjedhje përmbante 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje ishin me përgjigje alternative dhe do të vlerësohen me 10 pikë, ndërsa 10 pyetje ishin me zgjidhje dhe do të vlerësohen me 30 pikë. Provimi i fundit, i cili zgjati 4 orë përgjithësisht u konsiderua mesatar nga maturantët, por shumë prej tyre u shprehën se nuk kishin kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur për të dyja lëndët. “Gazeta Shqiptare” publikon sot përgjigjet e sakta të disa prej testimeve në lëndët që janë zgjedhur më së tepërmi nga nxënësit.



Respektivisht bëhet fjalë për skemën e vlerësimit në lëndën e Qytetarisë, Sociologjisë, Ekonomisë Bërthamë, Biologjisë Bërthamë, Filozofisë dhe Gjuhës Angleze. Ndërkohë, pas 10 ditësh maturantët do të kenë mundësinë të njihen me rezultatet dhe pikët që kanë arritur të grumbullojnë nga testet e lëndëve me zgjedhje.

Procesi i testimit
“Gazeta Shqiptare” ditën e djeshme ka qenë pranë ambienteve të gjimnazit “Qemal Stafa” në kryeqytet ku ka ndjekur nga afër mbarëvajtjen e procesit të provimit të fundit të Maturës Shtetërore. E pyetur nga ‘GSH’, një nga maturantet e këtij gjimnazi tregon se testet ishin mesatare, por koha për të mësuar e pamjaftueshme. “Pyetjet ishin të nivelit mesatar, por na kishin lënë shumë pak ditë për të mësuar. Ne i kemi kaluar të gjitha temat gjatë vitit, por përsëritja për dy lëndë kërkon më shumë hapësirë kohore”-thotë për ‘GSH’ nxënësja.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas