Kryesore, Politika

Masturbimi i shqiptarit në publik, zv/kryeministri italian letër Ministrit të Drejtësisë

Një vendim i një gjykate të shkallës së parë në Itali, që shpalli të pafajshëm një shqiptar që ishte masturbuar në publik para një vajze të mitur, është bërë temë dite në politikën italiane.

Sjellja e shqiptarit, sipas vendimit të gjykatës nuk përbënte vepër penale. Vendim që ka sjellë reagimin e Ministrit të Brendshëm dhe zv/kryeministrit italian Matteo Salvini, i cili ka bërë me dije do i drejtohet me një letër Ministrit të Drejtësie Alfonso Bonafede, për ta cilësuar masturbimin në publik sërish një vepër penale.



Dekreti legjislativ nr. 8 i vitit 2015 ka dekriminalizuar disa vepra, duke përfshirë atë të akteve të turpshme në një vend publik, që tanimë dënohet me gjobë dhe jo me burg.

Salvini, duke marrë shkas nga çështja, sulmoi Partinë Demokratike duke njoftuar masa të reja: “Është një dhuratë tjetër e Partisë Demokratike për italianët të cilën do të përpiqemi ta rregullojmë: do t’i shkruaj menjëherë Ministrit të Drejtësisë: duart larg nga gratë dhe fëmijët!”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas