Bota

Mashtroi qindra kosovarë me bileta të rreme, arrestohet pronari i kompanisë

Autoritetet zvicerane kanë arritur ta prangosin dhe ta fusin në paraburgim, pronarin e kompanisë mashtruese të fluturimeve “Germany Airlines”i cili brenda dy muajve ka mashtruar qindra kosovarë që jetojnë në Gjermani dhe Zvicër.

Gazeta zviceriane “Blick” ka marrë konfirmimin nga Prokuroria e shtetit që personi në fjalë është arrestuar dhe se ai dyshohet se ka përfituar më shumë se 100 mijë euro nga shitja e biletave për kosovarët.



Prokuroria nuk ka dhënë më shumë detaje, teksa raportohet se tashmë qindra familja kosovare mund t’i rimarrin paratë.

Shumica e tyre kanë shpenzuar deri në 800 euro për një biletë e deri në 4 mijë franga për udhëtimet familjare. /Insajderi/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas