Bota

Mashtrim financiar, ish-avokati i Trumpit pranon fajin

Michael Cohen, avokati për shumë vjet i Presidentit të SHBA, Donald Trump është treguar i gatshëm të pranojë fajin, në hetimet që po zhvillohen kundër tij. Coheni konsiderohet si “mbrojtësi i lirë” i Trumpit.

Nga Deutsche Welle



Ish-avokati i Presidentit amerikan Donald Trump, Michael Cohen, që ndodhet nën presion sepse është i paditur për mashtrim, sipas medieve ka bërë një marrëveshje me prokurorinë. Kjo marrëveshje përmban një pranim të fajit të Cohenit, bën të ditur stacioni ABC News duke referuar informantëve.

Pritet që Coheni, të cilin e akuzojnë për mashtrim në tatime dhe mashtrim të bankës si dhe për shkelje të ligjeve për financimin e fushatave elektorale, të pranojë fajin, bën të ditur “New York Times”, stacioni CNN dhe medie të tjera amerikane.

Sipas “New York Times”, marëveshja e Cohenit me prokurorinë nuk përmban që ai do të bashkëpunojë me hetuesit. CNN bën të ditur më tej se marrëveshja e 51-vjeçarit me drejtësinë parashikon një dënim me burgim si dhe një gjobë.

Hetimet zhvillohen në lidhje me dyshimin se i ka paguar para për të heshtur në shumën 130.000 dollarë aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels.

Hetues të FBI-së kontrolluan në prill zyrën, apartamentin dhe një dhomë hoteli të Cohenit. Në kontroll ata konfiskuan e-maile, dokumente dhe dokumentacion biznesi për tema të ndryshme, midis tyre për pagesat problematike të Cohenit.

Cohenin e përshkruanin shpesh si “mbrojtësin e lirë” të Trumpit dhe konsiderohej jashtëzakonisht besnik ndaj tij. Por në javët e fundit ai la të kuptojë në intervista se është distancuar nga ish-shefi i tij. Veç kësaj u publikua regjistrimi i një bisede midis tij dhe Trumpit, të cilën Coheni e kishte regjistruar me sa duket fshehtas./DW/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas