Masakroi me thikë gruan në sy të djalit, dorëzohet në polici shqiptari

Kryesore



               Publikuar në : 09:06 - 28/05/18 |
enton palushi

Policia ka arrestuar tashme shqiptarin qe nje dite me pare vrau me thike gruan e itj ne sy te djalit 17 vjecare. Mediat italiane bejne me dije se ne pranga u vu shqiptari 57 vjecar Xhevdet Mehmeti.


Krimi makabër ka ndodhur në banesën  e çiftit, në Piacenza të Italisë, ndërsa siç raportojnë mediat italiane, burri e ka qëlluar tre herë në fyt gruan e tij 52-vjecare.

52 vjeçarja humbi jeten mes pellgut te gjakut. Trupi i pajetë u gjet i shtrirë në dyshemenë e kuzhinës me armë vrasëse prane. Ndërsa djali 17-vjeçar kërkoi ndihmë, Mehmeti u arratis nga shtëpia në këmbë.

Por, menjëherë pas kësaj, ai iu dorëzua karabinierëve që e arrestuan atë me akuzën për vrasje vullnetare, sipas asaj që raportoi Corriere della Sera. Dëshmia e djalit të vogël të çiftit do të jetë vendimtar në rindërtimin e krimit.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas