Kronika

Masakrohet i riu shqiptar në Greqi, e rrahin tre bashkëkombës për 100 Euro

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Greqi, ku tre shqiptarë kanë rrahur brutalisht një bashkëkombës të tyre.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së djeshme në Agrinio, Greqi, bëjnë me dije mediat në vend.



I riu shqiptar i moshës 24-vjeçare është sulmuar nga tre shqiptarë të tjerë, për shkak të një borxhi prej 100 eurosh.

I riu që ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij, mësohet se ka marrë plagë të shumta në trup dhe është shtruar në spital.

Policia ka ngritur akuza ndaj tre shqiptarëve të tjerë, të moshave 67, 24 dhe 22 vjeç, të afërm me njëri-tjetrin.

I riu edhe pse ka marrë plagë të shumta, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën./panorama/

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas