Kronika, Kryesore

Masakra, flet mes lotëve gjyshi i Ridvan Zykajt: Ishim në një drekë familjare, e pyeta…

Pas krimit makabër që ndodhi në fshatin Resulaj të Vlorës, ku autori vrau me kallashnikov 8 persona të fisit, është prononcuar për mediat gjyshi i autorit, Kujtim Zyka.

Kujtim Zyka ka treguar se kanë qenë të gjithë në një drekë familjare, dhe autori i krimit ka qenë i pari, i cili është ngritur nga dreka.



“Ishim në drekë, në atë festë ai piu një birrë dhe një tjetër e mori me vete. Unë u ngrita nga tavolina si plak që jam më shpejt, pas meje u ngrit edhe ky.

I thashë ça do bësh, më tha do nxjerr dhentë në stan. Prindërit i shkuan nga pas. Erdha dhe unë, nuk gjeta njeri në shtëpi.

Nipin dhe nusen i gjeta të vrarë në avlli. Ulërisja më kot, askush nuk më dëgjonte. Erdha tek byrazeri, e gjeta përmbys. E rregullova, gjeta dhe gruan, i ujdisa. Pastaj gjeta nuset. Të tërë i gjeta përjashta. Pastaj shkoj tek nipolli i vogël. Ajo ishte kujë e zezë”, është shprehur mes lotësh gjyshi.

Më pas ka deklaruar se janë duke pritur njerëz për ngushëllime dhe se do të jetë i pranishëm në ceremoninë mortore.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas