Bota

Masakra e dhëndrit të zemëruar: 5 të vdekur dhe 4 të plagosur

Një burrë në prag divorci me bashkëshorten ka qëlluar me shotgun familjarët në shtëpinë e prindërve të së shoqes duke lënë të vdekur 5 persona dhe 4 të plagosur, mes të cilëve edhe bashkëshorten e vajzën e tij.

Sipas Agjencisë së lajmeve “AA”, ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në provincën Aydin të Turqisë.



Ishte ora rreth 20:30 e së premtes kur Mustafa D. pasi parkoi makinën në afërsi të shtëpisë së prindërve të bashkëshortes së tij, mori 2 shotgunët nga sedilja e pasme dhe nisi të qëllojë familjarët që po darkonin në oborrin e shtëpisë.

Nga breshëria e të shtënave humbën jetën dy vëllezërit e bashkëshortes së autorit, kunata dhe dy fqinjë, ndërsa në mesin e 4 të plagosurve ishte bashkëshortja e tij 46-vjeçare Tulin D. dhe vajza e tij 24-vjeçare Tugçe D.

Me të marrë njoftimin në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie dhe disa ambulanca, që transportuan të plagosurit në spital. Ndërkohë, autori i krimit makabër, me gjakftohtësi u largua nga vendi i ngjarjes për t’u dorëzuar në polici vetëm mëngjesin e së shtunës.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas